Uji Dea

Pacolli: AKR nuk ka vija të kuqe për askënd, madje as për Vetëvendosjen

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli, thotë se partia e tij nuk e përjashton askënd për koalicion. Ai tha se as me Vetëvendosjen nuk përjashtohet koalicioni.

“Dua të them se AKR nuk ka vija të kuqe për askënd, bile as për Vetëvendosjen se dikush e përjashton vetëm Vetëvendosjen. AKR nuk do të hyjë me askënd në qeverisje nëse nuk ka garancion që programi i AKR’së nuk do të implementohet 100 %. Ky është programi që i nevojitet Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Pacolli: Thaçi nuk e mbajti premtimin që AKR do të kishte hapësirën e duhur për të vepruar

Preisdenti i AKR’së Behgjet Pacolli, ka thënë se ai ka qenë kritikues i vazhdueshëm i qeverisë, kur ka vlerësuar se gjërat nuk shkonin siç duhej.

Në emisionin “Click” të RTV21, Pacolli ka thënë se AKR ka vlerësuar se mund të ishte në koalicion me PDK’në, për shkak se kanë vlerësuar se duhej të fillonte shtet ndërtimi.

“Kemi hy në koalicion me PDK’në për shkak të procesve në Kosovë. Erdhëm në moment kur duhet të fillonte puna në institucione. Kishim vetëm dy vjet shtet. Për mua ka qenë e papërgjegjshme që të mos fillohet me shtet ndërtim dhe vazhdimin e proceseve”, ka thënë Pacolli.

Veç tjerash, Pacolli ka ripërsëritur se Thaçi nuk e ka mbajtur premtimin që ia ka dhënë partisë së tij para se të hynin në koalicion. Atë se AKR do të kishte hapësirën e duhur që të vepronte.

ARKATANA

“Para hyrjes në qeveri me z. Thaçi i cili është edhe mik i imi. Por ai nuk ka përmbushë një premtim që na ka dhënë që do të krijohet hapësira për veprim. Siç e dini vetëm para një viti ne kemi marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Por kemi berë mirë që kemi çu proceset përpara”, ka thënë veç tjerash Pacolli.

AKR’ja thotë se AAK’ja ua vodhi planin për bujqësi

Shefki Abdullahu, Koordinator i Aleancës Kosova e Re tha se presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Ai ka thënë veç tjerash se plani i tyre për ekonomi, pjesa për bujqësi u është marrë nga të tjerat parti.

Ai ka thënë se AAK’ja ua ka vjedhur pikë e presje programin për bujqësi, premtimin për punësim prej 70 mijë vetash me këtë sektor.

Behgjet Pacolli kandidat i AKR’së për kryeministër thotë Abdullahu

Ai në emisionin “Antipod” në “1Channel” tha se kandidatura e Pacollit do të zyrtarizohet javën tjetër.