KKVITI

Deputetja britanike: Gabim të humbet një lidere si Osmani në kohë jostabiliteti

/ 1 minutë lexim
HW

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar për punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila përfundoi sot mandatin e saj pesëvjeçar.

Kearns, duke lavdëruar punën e Osmanit, tha se është kohë e gabuar për humbjen e një lidereje të kalibrit të saj.

“Sot, Presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin e saj. Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ajo mbrojti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me një dashuri të madhe për njerëzit që i shërbeu”.

HW

Osmani në adresimin e fundit si presidente: Integriteti nuk negociohet, Kosova mbi gjithçka

“Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte. Në një moment të paqëndrueshmërisë së theksuar në Ballkanin Perëndimor, kjo është pikërisht koha e gabuar për të humbur një lidere të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe aftësinë për të ndërtuar ura që ajo demonstroi. I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.