Mobi Casa

Kosova mund të humbë një pjesë të fondeve nga Plani i Rritjes në qershor

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare e 19 nëntorit, ndezi alarmin se Kosova rrezikon t’i humbë mbi 200 milionë euro, nëse disa marrëveshje ndërkombëtare nuk do të ratifikoheshin deri në fund të këtij viti.

Marrëveshjet ndërkombëtare miratohen me të paktën 80 vota për, ndërkohë që vetëm 48 ligjvënës votuan në Kuvendin tashmë të shpërndarë. Ndonëse u paralajmërua se një pjesë e fondeve të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Kosovën humbin në dhjetor të vitit 2025, pos Vetëvendosjes, partitë e tjera parlamentare, nuk u pajtuan për t’i miratuar marrëveshjet, me arsyetimin se ishte Vetëvendosje zvarritësja e proceseve gjatë gjithë vitit.

Me qëllim të përafrimit të ekonomive me standardet evropiane, Plani i Rritjes është një paketë financimi e Bashkimit Evropian, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën.

Nga kjo pako, 2 miliardë euro janë fonde të pakthyeshme, ndërkohë që 4 miliardë euro të tjera, parashihen të jepen në formën e kredive të volitshme. Hisja e Kosovës, nga kjo pako është rreth 900 milionë euro.

HW

Thelbi për të përfituar mjete nga ky plan, që është instrument me kohë të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024-2027, është përgatitja e një agjende reformuese, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit, bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të Bashkimit Evropian. Ndonëse Kosova ka qenë ndër vendet e para, që e ka miratuar agjendën e reformave, nuk mund të bëjë kërkesë për pagesë pa i ratifikuar marrëveshjet.

Megjithëkëtë, bazuar në deklaratat e zyrtarëve për zgjerim, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjeve përkatëse, shpërndarja e fondeve iu nënshtrohet disa kushteve për pagesë, dhe nëse një hap nuk përmbushet në kohë, vendet përfituese kanë mundësi ta zënë hapin brenda një periudhe shtesë. E kjo periudhë shtesë është dyvjeçare, që nënkupton se Kosova përballet me rrezik real të humbjes së një pjese të fondeve në qershorin e 2026-s. Këtë afat e ka përmendur edhe komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

E përveç fondeve të Bashkimit Evropian, vlerësohet se janë edhe mbi 90 milionë euro të Bankës Botërore, të ndara si mbështetje buxhetore në kuadër të programit të reformave, norma e interesit e të cilave është paraparë të jetë zero për qind për 12 vjet. Sipas Bankës Botërore, tashmë dihet se afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes që parasheh financimin e politikave zhvillimore, konkurrueshmërisë dhe rritjes së gjelbër, është 13 shkurti i vitit 2026.

Ndërkohë, Kosova është në prag të procesit zgjedhor dhe për të arritur afatet tash për tash mbetet sfidë e efikasitetit të legjislaturës së re. /Rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.