Fundamenti

FAK (nuk) votohet me 5 maj

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ende nuk dihet nëse të hënën do të votohen Forcat e Armatosura të Kosovës. As pas një takimi triorësh të liderëve politikë mbajtur dje në rezidencën e ambasadores amerikane, San Tracey Jacobson, s’është arritur ndonjë marrëveshje.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur takimin konstruktiv, por ka treguar se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje dhe se një takim tjetër para së hënës do të ndodhë sërish, raporton KTV.

Ai ka theksuar se duhet të merren vesh me liderët jo vetëm për votimin e Forcave të Armatosura, por edhe për mbajtjen e zgjedhjeve, e nuk është përgjigjur nëse kushtin për vazhdimin e vendeve të rezervuara e kanë vënë përfaqësuesit serbë edhe në këtë takim.

Fundamenti

Por, se përfaqësuesit minoritarë e kanë hapur temën e vendeve të rezervuara në takim e ka pranuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se është hapur edhe kjo temë, por ka përsëritur se LDK-ja është e vendosur në qëndrimin e saj. Mustafa thotë se për këtë presioni nuk po vjen nga ndërkombëtarët.

Se presioni s’ po vjen nga ndërkombëtarët e thonë edhe në AAK. Ardian Gjini ka thënë se gjithë ky ngërç po ndodh për shkak të disa partive, të cilat nuk po shohin aq larg sa duhet. Seanca e 5 majit është edhe seanca vendimtare pas së cilës do të dihet qartë nëse zgjedhjet do të organizohen në qershor, apo do të shtyhen për në shtator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.