ARKATANA

AGK: E rrezikshme thirrja e Albin Kurtit për hetime për Exit-pollet në media

/ 1 minutë lexim
HW

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e sheh me shqetësim deklaratën publike të kryetarit të Vetëvendoejs, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për hetim nga ana e “organeve të drejtësisë dhe sigurisë”, pas publikimit të exit polleve nga tri televizione, për zgjedhjet lokale.

Mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë postuar asnjë Exit Poll, para orës 19:00, deri në momentin kur janë mbyllur qendrat e votimit. Rrjedhimisht, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor nga ana e mediave.

AGK-ja i vlerëson si shumë të rrezikshme thirrjet e Kurtit për hetime pas publikimit të këtyre Exit Polleve, pasi që ato përbëjnë sulm të hapur ndaj lirisë së medias.

Mobi Casa

Exit Pollet kanë histori të gabimeve edhe në shumë vende të tjera demokratike, duke përfshirë SHBA-të në vitin 2016.

AGK-ja e fton zotin Kurti dhe partinë e tij që të mos ndërhyjë dhe të mos bëjnë presion ndaj mediave gjatë punës së tyre për mbulimin e zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.