UBT

Kadrijaj: Kurti po funksionon me “luftë hibride”, e ka vendin në burg për shkelje të Kushtetutës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po përdor atë që ajo e cilësoi si “luftë hibride” ndaj kundërshtarëve politikë.

Kadrijaj tha se Kurti po tenton të frikësojë deputetët dhe opozitën përmes profileve me adresa të rreme.

“Albin Kurti s’di ku është fshehur, ai po mundohet me funksionu me luftën hibride dhe me Lule Gjelat dhe nuk e din se duke dash me denigru çdo qytetar që nuk është me LVV me fake adresa, po mundohet se e frikëson deputetët, opozitën që mos me fol”, deklaroi ajo.

“Jo Albin, nuk frigohemi. Ata që janë aq trima të dalin me adresa të vërteta dhe të përballen me realitetin”, shtoi Kadrijaj, transmeton Zeri.

United Hospital

Ajo ka hedhur edhe akuza të rënda ndaj Kurtit, duke deklaruar se, sipas saj, ai duhet të përballet me përgjegjësi penale për veprimet e tij në qeverisje.

“Rruga e Albin Kurtit është se e ka vendin në burg për shkak të shkeljes së Kushtetutës, abuzimit me shtetin dhe aferave kriminale dhe korruptive”, tha Kadrijaj.

Deklaratat e saj vijnë në kuadër të përplasjes së vazhdueshme mes opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.