Moti sot kryesisht me diell, temperaturat arrijnë në 34°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditët në vijim, ndërsa java nis me temperatura të larta dhe mot kryesisht të qëndrueshëm.
Sipas IHMK-së, e hëna, 31 gusht, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, të cilat do të jenë më të pranishme përgjatë zonave malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.
Sipas parashikimit javor të IHMK-së, moti për periudhën 31 gusht – 4 shtator 2026 pritet të jetë përgjithësisht i ngrohtë, me ndryshime të mundshme gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/


