Mobi Casa

Për cilën punë Meda nuk dëshiron të flasë dhe pse?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

A e dini se Meda këngën e ka traditë përcjellë brezi pas brezi? Ka kënduar gjyshi, babai dhe një vëlla i tij, Shemsedini, me të cilët shkonte në dasma e ahengje.
Me vëllain ka edhe këngë të incizuara në radio. Por, edhe album me këngë folklorike, kushtuar heronjve dhe dëshmorëve tanë, e edhe me ato lirike, për dashurinë…

Sot Meda është njëri nga këngëtarët më të paguar të skenës sonë muzikore. I ftuar më së shumti në mbrëmje muzikore në vend e në diasporë, tek i mbushë sallat gjithandej ku prezantohet e këndon.

Me fitimin nga kënga ka krijuar një standard të veçantë të jetës për vete e familje.

Kjo, mbase, e ka nxitur këngëtarin të merret edhe me një punë, që pak vetë e dinë, ngase atë punë nuk e bën për publicitet.

FIDANISHTJA

Meda, veç si këngëtar, njihet edhe si humanist i madh. Ka ndihmuar shumë skamnorë, por edhe të dëmtuarit nga lufta, e ku jo pak familjeve u ka ndërtuar shtëpi të reja

Pra, Medën e duan edhe si këngëtar, por edhe si humanist.

Vlen të theksohet se për punët e tij humanitare nuk ka dëshirë të flasë, e as që dëshiron ta dijë kush. Ndihmat, madje, nuk dëshiron t’i publikojë as në media…

“Këtë punë e bëj për shpirtin tim”, thotë Meda për “Kosovaren”./Kosovarja/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.