Eko Higjiena

Arbana Osmani rrëfen pas dy vitesh larg ekranit: Televizioni është më i ashpër nga ç’mendon publiku, janë si gjarpërinj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas pothuajse dy dekadash në krye të ekranit shqiptar, Arbana Osmani ka vendosur të marrë një rrugë tjetër, larg dritës së reflektorëve dhe dramatikës së “prime”-eve.

Prezantuesja e njohur, e cila ka bërë emër për natyrshmërinë dhe elegancën e saj, ka kaluar dy vitet e fundit duke eksploruar botën e përmbajtjeve digjitale, ku audienca konsumon lajmet dhe spektaklet në një mënyrë krejt të ndryshme nga televizioni tradicional.

Episodin e kaluar në programin ‘Mirëmbrëma yje’, Arbana dhe Mira Kazhani diskutuan mbi ndryshimet që kanë sjellë platformat online dhe ndikimin e tyre në kulturën e shikuesit.

Mobi Casa

Gjatë bisedës, Osmani rrëfeu fytyrën më pak të njohur të televizionit: një mjedis ku konkurenca është e pamëshirshme dhe energjia shpesh toksike.

“Kur vendosa të largohem nga televizioni dhe të nis biznesin tim, të gjithë më thanë: ‘Po çfarë bën? Po të keqen nuk e sheh?’ Prisja konkurrencë, por jo këtë nivel agresiviteti. Tani, pas pothuajse dy vitesh, sa herë kujtoj atë botë them: njerëzit nuk kanë idenë çfarë ndodh brenda kulisave. Janë si gjarpërinj dhe hardhuca atje, një mjedis toksik”, u shpreh Arbana.

Deklarata e saj hedh një dritë tjetër mbi glamurin e ekranit, duke treguar se pas fasadës së buzëqeshjeve dhe stilit të përsosur, ekziston një terren ku ego, interesa personale dhe rivalitete shpesh bëjnë konkurrencën e biznesit të duket e lehtë krahasuar me atë që ndodh pas kamerave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.