Mobi Casa

Shqiptari ekzekutohet me 6 plumba

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një 54-vjeçar u ekzekutua pas mesnate me të paktën gjashtë plumba, ndërkohë që autorët e krimit ende nuk dihen.Ngjarja është shënuar në qytetin e Torinos, në zonën e Mirafioris në jug të qytetit.

54-vjeçari shqiptar Fadil Mema u ekzekutua nga të paktën dy persona, rreth orës 02:00 të kësaj të premteje pranë shtëpisë së tij.

Shqiptarit iu bë pritë, u vra sa doli nga shtëpia

Media italiane “Il Messaggero”, raporton se ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi shtetasi shqiptar Mema doli nga shtëpia e tij e ndodhur në rrugën “Cesare Pavese”, rutinë që e kryente çdo natë për të shkuar në punë. 54-vjeçari Fadil Mema punonte si shpërndarës gazetash dhe për këtë nisej çdo mbrëmje rreth orës 02:00 për të kryer detyrën e tij.

Fadil Mema u qëllua gjashtë herë

ARKATANA

Sipas hetimeve paraprake, mësohet se të paktën dy persona i bën pritë shtetasit shqiptar, duke e qëlluar atë të paktën gjashtë herë me armë zjarri, në pjesën e kurrizit dhe të qafës.

Viktima me precedentë penal

Policia ka marrë në pyetje gruan e viktimës, lidhur me takimet e shpeshta që kryente i shoqi i saj ose mosmarrëveshjet e mundshme me ndonjë person në të kaluarën.

Hetimet janë ndalur në pistën e një konflikti të mëparshëm, pasi 54-vjeçari Fadil Mema ishte një person me precedentë penal, i akuzuar për plagosje. Të shtënat e armëve alarmuan dje banorët e zonës, ndërkohë që një automjet dhe një kamion u dëmtuan për shkak të plumbave. /Shekulli