ARKATANA

Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët më të rinj në fushën e matematikës.

Një tjetër histori suksesi vjen nga diaspora shqiptare në Austri. Erion Morina ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës (PhD) në Matematikë në Universitetin e Graz-it, duke u bërë zyrtarisht doktor i shkencave në moshën vetëm 25-vjeçare, shkruan albinfo.at.

“Sot përmbylla me sukses doktoraturën në matematikë në Universitetin e Graz-it. Më në fund e zgjidha ‘x’-in, por nuk do ta kisha arritur pa konstantet e jetës sime – familjen, miqtë dhe mentorin tim,” është shprehur ai me humor.

Në mesazhin e tij, Morina shprehu mirënjohje të veçantë për mentorin, profesorin Martin Holler, për mbështetjen dhe udhëheqjen gjatë gjithë rrugëtimit të doktoraturës, si dhe falënderoi profesorët, kolegët dhe miqtë që e shoqëruan në këtë kapitull të rëndësishëm.

Hidromorava

Një pjesë e veçantë e falënderimit iu kushtua prindërve të tij, të cilët u detyruan të largoheshin nga Kosova gjatë luftës dhe të rindërtonin jetën e tyre në Austri, shkruan tutje albinfo.at.

“Ju ishit në moshën që kam unë sot kur lufta në Kosovë ju detyroi të hiqnit dorë nga gjithçka për t’u dhënë fëmijëve tuaj një jetë me shpresë. Këtë punim jua kushtoj juve,” tha ai.

Suksesi i Erion Morinës përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe mbështetja familjare mund të çojnë drejt rezultateve të jashtëzakonshme në një nga fushat më sfiduese të shkencës./Albinfo.at

https://www.albinfo.ch/vetem-25-vjec-erion-morina-doktoron-ne-matematike-ne-universitetin-e-graz-it
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.