Hidromorava

E vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin, drejtësia italiane rihap rastin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjykata e Kasacionit në Itali ka pranuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me dënimin ndaj mekanikut 56-vjeçar Cristiano Mossali, i dënuar për vrasjen e 40-vjeçarit nga Kosova, N.R., në vitin 2022.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Brescia, e cila e kishte ulur dënimin nga 27 në 14 vjet burg, është rrëzuar pjesërisht për sa i përket çështjes së paramendimit.

Për këtë arsye, rasti do të shqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit në Venecia. Gjykata e re do të duhet të përcaktojë nëse vrasja është kryer me paramendim dhe, në varësi të këtij vlerësimi, të rishqyrtojë edhe masën e dënimit.

N.R., 40 vjeç, banues në Capriolo të Italisë, ishte vrarë në vitin 2022. Trupi i tij ishte djegur dhe ishte fshehur në bagazhin e një automjeti SUV, ku më pas ishte gjetur më 29 gusht të atij viti.

Sipas akuzës, Mossali e kishte qëlluar 40-vjeçarin në punishten e tij pas një konflikti financiar. Në qendër të konfliktit ishte një borxh prej rreth 30 mijë eurosh, të cilin mekaniku nuk kishte arritur ta shlyente.

Hidromorava

Në shkallën e parë, Mossali ishte dënuar me 27 vjet burg për vrasje me paramendim.

Më pas, Gjykata e Apelit në Brescia e kishte ulur dënimin në 14 vjet burg, pasi kishte përjashtuar paramendimin dhe kishte marrë parasysh rrethana lehtësuese.

Prokuroria e Përgjithshme e kishte kundërshtuar këtë vendim dhe kishte kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës së Kasacionit.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Kasacionit nuk e ka rrëzuar përgjegjësinë penale të Mossalit për vrasjen. Çështja që do të rishqyrtohet është kryesisht kualifikimi i veprës si vrasje me apo pa paramendim, si dhe dënimi përfundimtar.

Në gjykimin e parë në Apel, Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Mossalin, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga akuzat. /Albinfo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.