ARKATANA

5 vjet burg kosovarit për tentimvrasje të të birit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një baba 50 vjeçar nga Kosova ka plagosur rëndë të birin 17 vjeç duke e goditur me thikë. Në procesin gjyqësor të zhvilluar të enjten, ai është dënuar me pesë vjet burg për veprën penale tentim vrasjeje të rëndë.

Pos dënimit me burg, babait i është caktuar edhe një masë sigurie tri vjet në një spital psikiatrik.

Sipas ekspertizës psikiatrike, te kosovari është konstatuar një përgjegjshmëri e zvogëluar por ai vathin të paraqesë rrezik.

Krimi ka ndodhur më 3 prill të vitit të kaluar në stacionin e trenit në Bruneck.

ARKATANA

Derisa djali po e priste autobusin për në shtëpi, aty paraqitet babai, i cili me vendim gjyqësor e kishte të ndaluar t`i afrohej familjes, shkruan stol.it.

Pas një konflikti verbal babai e godet të birin me thikë.

I gjykuari po mbahet në burgun e Veronës. /Albinfo/