Refugjatët kosovarë demolojnë banesën pasi nuk u jepet azili
Kur punëtori social Navid Hamid kishte hapur derën e strehimores së azilkërkuesve, nuk u kishte besuar syve: gjurmë të një demolimi shiheshin në gjithë hapësirën qendrës së azilit.
Dy familje, të cilat, nisur nga prognozat që nuk u jepnin aspak gjasa për azil, kishin udhëtuar vullnetarisht për në Kosovë, kishin shkatërruar gjithçka nga frustrimi. Shtretër të shkatërruar, mobile që mungojnë, mure të përshkëllira, ngrohja e lënë ndezur e dritaret hapur.
Nga ajo që prezantohet përmes fotografive, Hamid thotë se deri më tash nuk i ka ndodhur të ketë parë diçka të tillë në qendrat e azilit në regjion.
Në këtë shtëpi ishin strehuar dy familje, gjithsej 10 persona, “pjesëtarë të një pakice etnike në Kosovë”, thotë shefi i qendrës, Stark, shkruan “Augsburger Allgemein”. Ai, ashtu si dhe Hamid, supozon se shkak i shkatërrimit ka qenë dëshpërimi me prognozën negative të azilit.
Por ata thonë se nuk duhet krijuar paragjykime në bazë të një akti negativ. Shumica e madhe e azilkërkuesve nga Kosova kanë qenë të sjellshëm.
Ndërkohë që ndaj personave që kanë shkaktuar dëmin nuk mund të ndërmerret asgjë /Kur punëtori social Navid Hamid kishte hapur derën e strehimores së azilkërkuesve, nuk u kishte besuar syve: gjurmë të një demolimi shiheshin në gjithë hapësirën qendrës së azilit.Kur punëtori social Navid Hamid kishte hapur derën e strehimores së azilkërkuesve, nuk u kishte besuar syve: gjurmë të një demolimi shiheshin në gjithë hapësirën qendrës së azilit./albinfo.ch/.


