Fundamenti

Ilir Meta: Akuzat e Doshit janë politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se akuzat e deputetit Tom Doshi për një atentat të mundshëm ndaj tij, janë bërë pas përjashtimit të deputetit të Shkodrës nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa i quajti akuzat të paqena dhe të bëra për qëllime politike.

Kryeparlarmantari i Shqipërisë Ilir Meta gjatë intervistës së dhënë mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” , tha se fillimisht për këtë ngjarje u njoftua nga një tjetër person, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur për shkak të hetimit të prokurorisë, ndërsa theksoi se më pas kishte kontaktuar vetë me deputetin Doshi.

“Dhe më ka thënë që shiko se është ky shqetësim sepse kanë dash me vra Tomën dhe çështje kjo histori… ka qenë një gjë e bërë nga Berisha, kunati i Berishës, Kuliçi, një Eugen Beçi, një Toni Toni dhe këta kanë përmendur emrin tënd si alibi. Edhe jam habitur me këtë gjë dhe menjëherë e kam marrë në tel Tomën i cili e ka pas telefonin të mbyllur atë ditë. Më pas kam marrë Mark Frokun”,­ deklaroi Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh i hapur për hetim, duke thënë se është i gatshëm të përballet publikisht për akuzat e ngritura ndaj tij edhe në një emision televiziv.

Eco Higjiena

“Të vijë zoti Berisha dhe zoti Doshi këtu dhe të bëjmë një ballafaqim publik dhe të gjykojë opinioni publik”, ­deklaroi Meta.

Grupi i miqësisë Shqipëri-Amerikë u anulua këtë fillim javë.

Pandeli Majko kryetar i grupit pohoi për ABC News se kjo po ndodh për herë të dytë dhe arsyeja janë zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryetari i Kuvendit akuzohet nga deputeti Tom Doshi se ka porositur vrasjen ndaj tij dhe deputetit Mëhill Fufi. Drejtësia celi hetimet, ndërsa opozita i kërkon Metës që të dalë para drejtësisë si deputet i thjeshtë dhe jo si kryetar Kuvendi.