AR Katana

Policia e Gjilanit shkëlqen në garat sportive për nder të policëve të rënë në detyrë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan kanë shënuar rezultate të dalluara në garat sportive të organizuara nga Sindikata e Policisë së Kosovës, në nderim të zyrtarëve policorë që kanë rënë në kryerje të detyrës.

Pjesëmarrësit nga kjo drejtori kanë dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe frymë të lartë ekipore, duke arritur rezultate të rëndësishme në disa prej disiplinave sportive të zhvilluara në kuadër të këtij aktiviteti përkujtimor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, përfaqësuesit e saj kanë fituar vendin e parë në disiplinën e volejbollit, duke u shpallur kampionë, ndërsa në shenjëtari kanë zënë vendin e tretë në konkurrencën ekipore. Suksesi u plotësua edhe me vendin e parë në konkurrencën individuale në shenjëtari.

Hidromorava

Këto rezultate pasqyrojnë përgatitjen fizike, përqendrimin dhe bashkëpunimin ndërmjet pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët krahas angazhimit të përditshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dëshmojnë edhe vlera të rëndësishme në fushën e sportit.

Garat sportive, të organizuara në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, bartin gjithashtu një mesazh të veçantë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tyre në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Me rezultatet e arritura, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka përfaqësuar me sukses institucionin në këto aktivitete, duke promovuar frymën sportive, disiplinën dhe solidaritetin kolegial./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.