Gjilanasi goditet me gotë qelqi në fytyrë, arrestohet i dyshuari
Gjilan – Raportohet se më 08.03.2015 është arrestuar një mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë një mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore njoftoj policia e Kosovës.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorin dërgohet në mbajtje./rajonipress/


