Mobi Casa

Mjeku nën akuzë, ngacmoi seksualisht pacienten

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një mjek përballet me drejtësinë, pasi ngacmoi seksualisht një paciente. Prokuroria e Beratit përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale për A.S., ndaj të cilit është ngritur akuza e “ngacmimit seksual”.

“Kirurgu – thuhet në dosjen e prokurorisë – u kallëzua nga pacientja A.B., pasi teksa po e mjekonte, ai e ka ngacmuar, duke i prekur gjoksin, mandej i ka futur duart në organet gjenitale, si dhe ka tentuar ta puthë.

Uji Dea

I pandehuri A. S. ka kryer sjellje me natyrë seksuale, ka përfituar dhe ka prekur pacienten A.B. në pjesët intime të trupit. I pandehuri qëllimisht pas mjekimit, pasi ka qenë i vetëm me të dëmtuarën, e ka shoqëruar atë në dhomën e mjekut dhe duke përfituar nga situata dhe privatësia që ai krijoi, e ka ngacmuar atë seksualisht”, thuhet në dosje.

Dëshmitë e dy infermiereve të spitalit, duket se janë prova më e fortë e fajësisë së kirurgut, pasi mbështesin fort pretendimin e pacientes, duke rrezuar alibinë e të pandehurit A.S. Më poshtë dosja e plotë e prokurorisë.