Eko Higjiena

Thaçi: Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Njohja e Kosovës është rrugë njëkatëshe, të cilën Serbia do të detyrohet ta kalojë, duke pasur parasysh këtu edhe kërkesat e Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, Hahim Thaçi, në një intervistë dhënë për agjencinë bullgare të lajmeve “Novinite”.

Duke vënë theksin e tij në arritjet kryesore në skenën ndërkombëtare në vitet e fundit, ish-kryeministri Thaçi ka paralajmëruar se sfida më e madhe për Kosovën është vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe me Serbinë, klasa politike e së cilës siç ka thënë ai, udhëhiqet ende nga emocionet dhe ndjenjat nacionaliste të së kaluarës.

Intervista e Thaçit me “Novinite”, u realizua me rastin 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministri shprehu bindjen e tij të plotë se gjatë këtij viti do të themelohen dhe Forcat e Armatosura të Kosovës.

United Hospital

Zëvendëskryeministri ka thënë po ashtu se është koha që Kosova të merr përgjegjësinë e vet të plotë mbi sektorin e saj të drejtësisë, pas përfundimit të sundimit të ligjit të misionit EULEX më 2016.

Ish-kryeministri ka thënë se Kosova prej se ka shpallur pavarësinë është shndërruar në burim stabiliteti për Ballkanin dhe se synimet e saj kryesore janë integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.