United Hospital

Hoxhaj: Lufta speciale kundër Kosovës duhet të marrë fund më 16 shtator, e vetmja drejtësi është lirimi i plotë i udhëheqësve të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, mik i ngushtë dhe bashkëpunëtori shumëvjeçar i ish krerëve të UÇKsë që gjenden në Hagë, ka deklaruar se lufta speciale kundër Kosovës duhet të përfundojë më 16 shtator me lirimin e plotë të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kthimin e tyre në vend.

Në konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”, të organizuar nga platforma qytetare “Liria ka emër”, Hoxhaj ka thënë se lufta e armatosur e popullit të Kosovës përfundoi më 12 qershor 1999, ndërsa ajo diplomatike u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë më 2008.

“Lufta speciale kundër Kosovës duhet të marrë fund më 16 shtator. Ne nuk presim asnjë alternativë tjetër përveç lirimit të të gjithë udhëheqësve të UÇK-së dhe kthimit të tyre në Kosovë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se populli i Kosovës ka luftuar pothuajse një shekull për liri dhe pavarësi, ndërsa UÇK-në e ka cilësuar si të vetmen ushtri çlirimtare, lufta e së cilës është certifikuar nga NATO-ja.

Mobi Casa

“Lufta e UÇK-së është e vetmja luftë çlirimtare e certifikuar nga NATO-ja. Edhe pavarësia e Kosovës ishte rezultat i një sovraniteti të merituar, falë kushteve dhe kritereve që i përmbushëm si popull para dhe pas shpalljes së saj”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka kritikuar pretendimet e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, duke thënë se përmes teorisë së ndërmarrjes së përbashkët kriminale po bëhet përpjekje të kriminalizohen si ideja e çlirimit, ashtu edhe ajo e pavarësimit të Kosovës.

“Çlirimi dhe pavarësimi i vendit, përtej dallimeve tona politike, kanë qenë projekt kombëtar. Prandaj, e vetmja drejtësi e pranueshme është lirimi i plotë i të gjithë udhëheqësve të UÇK-së dhe kthimi i tyre në Kosovë”, ka përfunduar Hoxhaj.

Konferenca është mbajtur në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.