Eko Higjiena

Tahiri kërkon unitet politik: Ta kundërshtojmë këtë padrejtësi historike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri ka bërë thirrje për unitet të spektrit politik në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Tahiri për Telegrafin tha se qytetarët nuk po e pranojnë padrejtësinë që i është bërë ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

“Kombi shqiptar nuk po e pranon këtë padrejtësi që është bërë. Ka një revoltë dhe një kërkesë të njëzëshme që kjo padrejtësi të kundërshtohet”, deklaroi Tahiri.

Ai tha se PDK-ja ka bërë thirrje dhe ka ndërmarrë iniciativë që partitë politike të jenë të bashkuara në këtë çështje.

Sipas Tahirit, uniteti duhet të shtrihet edhe në institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë, me qëllim që, siç tha ai, të mbrohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shteti i Kosovës.

“Ne e kemi bërë ftesën dhe kemi marrë iniciativë që spektri politik të jetë i bashkuar. Mendoj se arsyeja më e madhe për të qenë sot të gjithë bashkë në një kauzë kombëtare, në mbrojtje të luftës dhe të shtetit të Kosovës dhe për ta kundërshtuar këtë padrejtësi, nuk ka pasur asnjëherë më parë”, tha Tahiri.

Eco Higjiena

Deputeti i PDK-së kërkoi që të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të bashkohen dhe brenda kuadrit ligjor e kushtetues, të ndërmarrin veprimet që i konsiderojnë të nevojshme.

“Presim bashkim, presim unifikim dhe që secila forcë politike e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, bashkërisht, ta kundërshtojë këtë padrejtësi historike dhe të bëjë ndryshimet tjera ligjore e demokratike, në bazë të rregullave dhe Kushtetutës”, u shpreh ai.

Tahiri tha se është optimist se do të ketë unitet politik, duke bërë thirrje për organizim dhe bashkërendim institucional.

“Ne jemi duke ftuar në unitet. Besoj që do të ketë unitet. Besoj në energji të mirë dhe në arsye kombëtare që të gjithë bashkë të jemi të bashkuar”, tha Tahiri.

Ai shtoi se hapat konkretë dhe qëndrimet e secilës forcë politike do të bëhen të qarta në ditët në vijim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.