ARKATANA

Sinani inspekton punimet e ndërtimit të objektit të shkollës në Roganë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kamenicë – Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, inspektoi punimet në ndërtimin e shkollës së mesme në Roganë.

Sinani u njoftua për së afërmi me punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e shkollës në Roganë. Përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese, njoftuan kryetarin se gjithçka është duke shkuar në bazë të planit dhe afatit kohor.

UBT

Kryetari Sinani tha se me investime të tilla, komuna po synon krijimin e kushteve më të mira në arsim.
“Po vazhdojnë punët sipas planit dinamik të paraparë dhe po krijojmë kushte më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit”, tha veç tjerash Sinani./rajonipress/