Eko Higjiena

Haradinaj: Qeveria të reflektojë, jemi për protesta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehet i habitur se si Qeveria aktuale vazhdon me “relativizimin e problemeve, tani që pakënaqësia e qytetarëve është në kulm”. Ai i bën thirrje Qeverisë që sa më parë të reflektojë, “sa ka ende kohë”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh gatishmërinë e saj për të vazhduar partneritetin e organizimit të protestës, gjithmonë duke reflektuar karakterin paqësor e gjithëpopullor të saj.

ARKATANA

AAK dënon aktet vandale që ndodhën dje pas protestës paqësore dhe fton qytetarët që të protestojmë bashkë, qetësisht e të civilizuar, deri atëherë kur fillon të respektohet interesi i popullit të Kosovës.

Aleanca do të qëndrojë me popullin deri në fund”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/