Eko Higjiena

Hamza: Opsionet tona për President s’janë marrë në konsideratë nga LVV, Osmani mund të zgjidhej me votat e LVV-së e LDK-së

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se çështja e Presidentit konsiderohet si “temë e mbyllur” për PDK-në. Ai tha nga holli i Kuvendit se kanë dhënë opsione për të bërë zgjidhje si marrëveshje gjithpërfshirëse politike dhe se kjo s’është marrë parasysh.

“Kemi qenë të gatshëm për emër konsensual, kemi bërë propozimin tonë – nuk është marrë seriozisht në konsideratë”, tha ai.

Hamza tha se ka “mungesë serioziteti” në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje po e trajton këtë çështje.
“Ne kemi ardhë në përfundim, dhe në kuadër të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, kjo temë konsiderohet si temë e mbyllur dhe e përmbyllur. I urojmë sukses në zgjedhjen e Presidentit me 98 deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
“Deri tash i kemi zyrtarisht dy kandidatë. Kanë deklaruar që nuk do të ketë kandidatë politikë. Të dy kandidatët janë në fakt nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Hamza.

ARKATANA

I pyetur për emrin e Vjosa Osmanit, ai tha se ajo mund të rizgjidhej Presidente me votat e LVV-së dhe LDK-së, “ndoshta edhe të deputetëve tjerë”.

Prapë është situatë hipotetike, por po përgjigjem. Po që se LDK-ja e sjell Vjosa Osmanin dhe zonja Osmani është kandidate për Presidente, mund të zgjidhet me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndoshta edhe deputetëve tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.