UBT

Dëshmitari – poezi nga libri “Kanuni poetik”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ata bën banjë gjaku me Kosovën, dhe tokën na e mbushën me varre, gjenocidistët serbë do të kthehen, kufomat e bërë Kosovës t´i fshehin.

Sonte kurrë si kam mbyllur sytë
nga plagët që i kam marr në trup
më duhet ta gjej një fije të barit
dhe ta mësojë udhën drejt maleve

Këtu jam me shokë të pushkatuar
i plagosur jam rëndë, vetëm unë
jam i gjallë, po kuvendoj me barin
duhet të lëvizi pakëz më shpejt

Fundamenti

Kaçuba ime e dashur, a më ndjen
këtu po vritet një popull, vetëm
pse duami të jemi të lirë. Nëse
vdes, ty o Kaçubë, ta lë amanetin

Liri, janë ishët ata që s´të duan ty
Ata i frikohen Kosovës së lirë
Kjo tokë s´pjesëtohet me askend
I thosha plagës sime të gjakosur!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2015