Trepça Iliriane – poezi nga libri “Heroika”
Në Trepçë është palca Shqiptarëve, qenia që të adhmen ma përcakton, le të çmenden të gjitha babëzitë, Trepça Iliriane mua s´më mohon
Në të dielat e arit dhe t´ argjendit
në të hënat e shiut dhe metaleve
u vetëlindën plumbi, zinku, dhe ari
dhe kristalet e florinjta të Trepçës
Hapini ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet, manganin
në të reshurat…midis vullkaneve
u vetëlindën Trepça, dhe Opali
Qahen thëngjillet, floriret e tokës
qahen humuset, molibdeni blu
me gjunj të natës po m´i bien tokës
qahen pemët për degët kërcu
Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di
Në Trepçë Kosova ka një emër
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!
Rrustem Geci – Dortmund, 2015


