Fundamenti

Kush e demton me shume shoqerine shqiptare?

/ 10 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Blendi Fevziu – E para do të kisha dashur që libri të hapte një debat publik lidhur me cilësinë dhe përmbajtjen e tij. Vlerësimet në fakt nuk kanë munguar. Agron Gjekmarkaj, Ndricim Kulla, Albatros Rexhaj, kanë botuar disa artikuj interesantë. Ismail Kadare ka bërë një vlerësim të rëndësishëm.Promovimi i librit “Ahmet Zogu” ne fillim të dhjetorit shërbeu, si[ po duket, për të hapur një debat që shkon përtej promovimit në vetvete, librit konkret dhe cilësisë së tij. Një debat që fokusohet tek hierarkia e vlerave, elitat, roli i mediave dhe mbi të gjitha roli i librit në shoqërinë shqiptare. Një debat në të cilin janë përfshirë deri tani Mustafa Nano, Albatros Rexhaj apo Ardian Vehbiu. Debat interesant dhe i vlefshëm, provokimi i të cilit, vlen të merret edhe si shembull i suksesit të vetë promovimit.

Nuk kam dashur të përfshihesha në këtë debat nisur nga fakti që jam autor i librit, organizator i promovimit dhe njeri që ka një qasje publike të rregullt dhe të mjaftueshme në ekran. Por u detyrova të ndërhyj për të dhënë një opinion në dy rrafshe, e para në atë të hierarkisë së vlerave në shoqërinë shqiptare (kryesisht të librit dhe mediatike) dhe e dyta, për të sqaruar disa detaje që me sa duket asnjë nga artikullshkruesit s’i ka vënë re ose s’ka qenë i informuar.

E para do të kisha dashur që libri të hapte një debat publik lidhur me cilësinë dhe përmbajtjen e tij. Vlerësimet në fakt nuk kanë munguar. Agron Gjekmarkaj, Ndricim Kulla, Albatros Rexhaj, kanë botuar disa artikuj interesantë. Ismail Kadare ka bërë një vlerësim të rëndësishëm. Juria e Cmimit At Zef Pllumi, ndoshta [mimi më serioz sot në Shqipëri, e përbërë nga njerëz që e kanë raportin me letërsinë mbi bazën e vlerave dhe jo reklamimit, i dha librit [mimin për publicistikën. Nuk besoj se Mark Marku, Parid Tefefi[i, Agron Gjekmarkaj apo Bardhyl Londo, njerëz që jetojnë me librin, do jepnin një [mim jashtë bindjes së tyre estetike. Për fatin e keq, kontestimi i librit ka ardhur kryesisht nga ta që nuk e kanë lexuar atë. Në këtë rast mund të thuhet thjeshtë se nuk ka qenë kontestim por paragjykim. Bashkohem këtu me Vehbiun që mungesa e kritikës serioze nuk është thjesht një mungesë, por një shkatërrim i vlerave të shoqërisë. Personalisht do kisha qenë i interesuar që vetë Vehbiu ta kishte lexuar librin. Po ashtu Mustafa Nano. Kritika reale mbi veprën do kishte qenë një kontribut për shoqërinë më shumë se sa ankesa për vlerat e përmbysura të po kësaj shoqërie. Dhe për fatin e keq, paragjykimi dhe jo vlerësimi (pozitiv apo negative qoftë ai) po bëhen norma të shoqërisë sonë. Kjo po ndodh jo vetëm tek libri, por në [do debat publik të shëndoshë, duke e tharë atë që në rrënjë. Këtu, Albatros Rexhaj ka të drejtë. Shoqëria e ka humbur thelbin e debatit dhe të konkurimit të ideve sepse protagonistët e tij, më shumë merrem me arsyen e debatit se sa me tezat.

Më shumë tentojnë të kuptojnë se përse dikush po e ngre këtë tezë, cilat janë arsyet, kush e shtyn dhe jo se sa të vërteta dhe të qenësishme janë problemet që ngrihen. Për këtë arsye debati përfundon në akuza personale dhe jo në përballje të ideve. Kjo gjendje tipike e shoqërive të izoluara bëhet edhe më dramatike, kur mendon që pothuajse asnjë nga intelektualët shqiptarë të sotëm nuk ka përmasa ndërkombëtare. Ata pak që kanë pasur sukses të njohur përtej kufijve, kryesisht nuk janë produkt i shoqërisë këtu. Rasti i Ben Blushit që fitoi një cmim të rëndësishëm europian, një [mim që ka si synim promovimin e vlerave të Europën post komuniste dhe që u la thuajse në harresë në Shqipëri, është rasti më i mirë për të dëshmuar se paragjikimi i këtushëm është në kontradiktë më vlerësimin që vjen nga institucione më të specializuara.

Ndaj për ta mbyllur, unë mendoj se paragjykimi është fenomeni që krijon skema më të thjeshta, më ngjitëse e si pasojë më dramatike për hierarkinë e vlerave të shoqërisë shqiptare sot!

ARKATANA

Problemi i dytë është ai i reklamës dhe roli që luan ajo. Natyrisht, një person që ka mundësinë e reklamimit dhe të përdorimit të saj, zotëron një armë që sot ka mjaft vlerë në gjithë botën. Beteja e reklamimit, është një betejë që po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar dhe dominuese, por asnjëherë ajo nuk është vendimtare. Reklama nuk prodhon gjithnjë sukses. Në këto vite, ka pasur mjaft gazetarë televizive në Shqipëri, që e kanë provuar reklamën për librat e tyre, perfshi Musatafa Nanon. Asnjëherë ajo nuk ka dhënë të njëjtin efekt. Madje ka pasur libra gazetarësh me shumë reklamë që nuk janë shitur thuajse fare. Brenda vetë librave të mi, reklama nuk ka pasur të njëjtin efekt. Rrafshimi i titullit me imazhin televiziv do ishte aksiomë në këtë rast por nuk ndodh kështu. Për librin “Hiri i Vullkanit” apo “Piedestale pa Statuja” ka pasur po kaq ose më shumë reklamë se sa për librin “Enver Hoxha” apo “Ahmet Zogu”. Por asnjë prej të dyve nuk ka pasur as shitjen dhe as suksesin e dy librave të fundit. Apo të librit “100 vjet”. Pra reklama e orienton, por nuk është [elsi magjik që e dikton lexuesin verbtazi. Reklama nuk mund ta përmbysë hierarkinë e vlerave. Ndryshe, shoqëritë demokratike që e përdorin atë më shumë se kushdo do ta kishin të gjymtuar sistemin e vlerave. Të besosh se reklama është magjike, do të thotë ta mendosh shoqërinë si një turmë pa vlerë dhe pa mendin. Asnjë product i keq nuk mund të shitet me një reklamë të mirë, ose së paku nuk mund të shitet dy herë. Një lexues që ka marrë një libër të keq si pasojë e besimit tek reklama, nuk do kthehet më kurrë të marrë një tjetër libër të atij autori. Rikthehet ve[ kur krijon një raport besimi me të.

Padyshim, hierarkia e vlerave mund të përdhoset përkohësisht por s’ka asnjë shans që ajo të ekzistoje si e tillë. Pra e përmbysur. Nje hierarki e përmbysur mund të imponohet vetëm në kushtet e mungesës së lirisë dhe sistemet totalitare kanë prodhuar plot të tilla. Shqipëria komuniste është shembulli më i mirë për këtë. Per fatin e keq, kjo hierarki e përmbysur vijon të funksionojë ende disa kohe, kryesisht ne kulturën dhe mënyrën e të menduarit te atyre qe jane edukuar nën diktature. Dher që jetojnë ende me klishetë e saj. Por në një sistem të lirë, hierarkia mund të deformohet perkohesisht, por asnjehere pergjithmone. Mund te kete aksidente, por jo një gjendje permanente aksidentale. Permbysja e hierarkisë së vlerave është justifikimi me i mire per ata qe nuk e perballojne dot konkurencen. Albatros Rexhaj psh shiti mjaft libra në panair edhe pse nuk pati atë që janë mësuar ta quajnë reklamë televizive. Ai diti të përdorë në mënyrë magjike rrjetet dhe mediat sociale që sot, më shumë se sa si vlerë e përmbysur, shërbejnë si hapësirë lirie mediatike. Ben Blushi, Ilir Ikonomi, Prec Zogaj po ashtu patën një sukses pa pasur ndonjë reklamë mbresëlënëse madje shumë më minore se sa gazetarë të tjerë që promovonin librat e tyre nëpër ekrane. Nuk po sjell rastin e Kadaresë i cili mbetet jashtë këtij diskutimi si shqiptari i vetëm që ka konkuistuar vlerat globale të letërsisë.

Për fatin e keq, po paragjykues ishte vlerësimi për ceremoninë e promovimit të Librit në ish Pallatin Mbretëror. Ata që e kanë kritikuar si[ duhket nuk kanë dëgjuar as fjalën time dhe as e kanë lexuar atë të botuar në shtypin e së nesërmes. Pallati i Brigadave është sot i hapur për evente dhe [mimi i tij është së paku 4 herë më i ulët se sa sallat e hoteleve të Tiranës. E dyta, qëllimi për t’u mbledhur aty dhe jo psh në TV Klan ishte promovimi i vlerave të asaj godinë, krejtëisht e braktisur dhe e harruar nga mëria ideologjike. Ajo godinë e mrekullueshme vlen shumë herë më tepër se sa shkelqimi fals i sallave in të Tiranës, ku provincializmi, injoranca, arrogance dhe vaniteti bashkëjetojnë në një koktej dehës, por edhe tejet mbytës. Në atë promovim, fotot e pallatit dominuan rrjetet sociale dhe ekranet e mediave më shumë se sa në 70 vjet bashkë.

Sa për prezencën e njerëzve të rëndësishëm, ata nuk u trajtuan si të tillë. Unë s’dola as ta pres me Lule Kryeministrin dhe as kam pritur në asnjë rast një të tillë në këtë mënyrë. Ata ishin të ftuar të zakonshëm ndër 400 të ftuar të tjerë (të gjithë pjesë e emisionit OPINION) dhe për fat u sollën si të tillë. Nuk e di se si a kanë pasqyruar mediat këtë ceremoni, lajm të parë apo të tretë, por në jetën time e di që rëndësia e një lajmi nuk përcaktohet nga renditja, por nga ajo që ai sjell. Jam gati [do moment ti hyj një debate për mëkatet e mediave dhe profesionalizmin e saj, por nuk mendoj se gjykimi i mediave bëhet nga pozita agallarësh as nga niveli kulturor i pronarëve ku jemi të punësuar Mustafa Nano apo unë. Por për këtë debat jam gjithnjë i hapur.

Së fundmi do të doja ta mbyllja me një thënie të Andre Zhidit që ka shënjuar jo pak vitet e mia studentore. Ishte një prej atyre thënieve që Sartri e citon në pamfletin e tij filozofik: “Ekzistencializmi është humanizëm” dhe që qarkullonte nën dorë dhe i ndaluar në kohën që hierarkinë e vlerave, por edhe të leximit, e caktonte totalitarizmi. “Nuk ka asnjë gjeni tjetër, ve[ atij që shfaqet në një vepër” thotë Zhidi. Në fund të fundit, ajo që mbetet dhe ajo për të cilat gjykohemi është vepra. Vlen apo jo e caktojnë lexuesit dhe koha. Por që të arrijmë në këtë konkluzion, së paku duhet të kemi një vepër. Për ato imagjinare nuk flasim dot ende…