Pse kjo lojë absurde, e qëllimshme, e rastësishme apo … ?!
Nga Shefik Sadiku – Seanca për konstatimin e institucioneve të Kosovës e nisur më 6.8.2026, nuk po gjen epilogun e duhur.
Kryesuesi i kësaj seance, deputeti më i vjetër, nuk po i thirrë deputetët për vazhdimin e seancës për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit siç e përcakton Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.
Pjesa më e madhe e deputetëve opozitarë, kërkojnë zbatimin e ritmit 48 orësh të Rregullores duke shkuar në Kuvend, por grupi më i madh parlamentar e bojkoton këtë rregull. Ironia e absurdit të absurdeve del nga thirrja e u. d. të Presidentit për takim të partive politike!
Kur ? Në gjysmën e seancës edhe pse votat për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve mjaftojnë.
Këtu ndodhin dy absurde, që vetëm mendjet që i kanë menduar këto, dinë të thonë pse po ndodh kështu:
Absurdi i parë, është pse Seanca konstituive të ndërpritet për takime politike kur fare lehtë Kryetari i Kuvendit mund t’i marri votat e nevojshme nga partia fituese dhe minoritetet jo serbe për t’u hapur rruga për formimin e Qeverisë ?
Absurdi i dytë, është pse Seanca konstituive u thirr vetëm në ditën e 29 të afatit (6.8.2026) që përcakton Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese si afat 30 ditor nga certifikimi i rezultateve( 7.7.2026) nga KQZ-ja ?!
Nga 7.7.2026-6.8.2026 që bëjnë 30 ditë politika ka mundur të takohet 30 herë !
A ka elemente sabotimi të qëllimshme këtu ?!
Megjithatë qytetarët po tregohen indiferentë me lojën e të zgjedhurve të tyre, që po ua “ kthejnë” votuesve nga të cilët i morën votat !
Në këtë katrahurë absurde përfundimi i së cilës nuk dihet, duhet ta thotë fjalën sovrani( populli), sepse deputetët janë prodhim i tij dhe e kanë marrë obligimin për ta quar vendin përpara, jo për ta ngulfatur zërin demokratik të votuesve për dy vjet!
Kjo gjendje mund të quhet gjithçka tjetër, vetëm normale jo!


