ARKATANA

Drejtoria e Inspeksionit liron pronën komunale të uzurpuar për mbi 20 vite

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria e Inspeksionit ka bërë rrënimin e një objekti të vendosur pa leje në pronë komunale nga T.S., në lagjen “Arbëria”.

Fillimisht, personit në fjalë i është dhënë afat që në mënyrë vullnetare të bëjë largimin e shtallës/objektit nga prona komunale, e cila ishte uzurpuar për mbi 20 vite pa leje përkatëse nga Komuna e Gjilanit.

Meqenëse objekti nuk ishte larguar brenda afatit të përcaktuar, Drejtoria e Inspeksionit fillimisht ka shqiptuar gjobë për shfrytëzimin e hapësirës publike pa leje nga organi kompetent. Edhe pas shqiptimit të gjobës, objekti nuk është larguar në mënyrë vullnetare.

Mobi Casa

Andaj, në bazë të vendimit për lirimin e pronës komunale dhe rrënimin e objektit të ndërtuar pa autorizim, Drejtoria e Inspeksionit ka realizuar rrënimin e objektit dhe pastrimin e pronës komunale.

Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen qytetarëve të Gjilanit hapësirat komunale të uzurpuara dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë normativat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave komunale, në mënyrë që ato të mbeten të lira, të qasshme dhe të sigurta për të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.