United Hospital

Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për nevojën e dialogut politik dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual institucional.

FIDANISHTJA

Haxhiu ka theksuar rëndësinë që institucionet e vendit të formohen sa më parë, në përputhje me rendin kushtetues në mënyrë që Kosova të mund të vazhdojë përpara.

Gjatë takimit, U.D. Presidentja ka vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e cilësuar atë partner të rëndësishëm të vendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.