United Hospital

Mustafa e pranon përdorimin e termit “magjup” në verzionin e parë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar të premten vonë, pas raportimit të KTV-së për skandalin e përdorimit të termit “magjup” në përgatitjen e projekt-buxhetit të shtetit.

Mustafa e ka pranuar përdorimin e termit në versionin e parë, por ka thënë se ai në fund nuk ka mbetur.

Eco Higjiena

Lexojeni reagimin e tij të plotë:

Te nderur qytetarë,
Po lexoj në disa portale se, me të drejtë, po problematizohet termi “magjup”, i cili ishte përdorur në tekstin e parë të Projekt Ligjit mbi Buxhetin (por jo në cilësimin e njerëzve). Ky term është evituar, posa është vërejtur, me amendamentet që janë bërë pas leximit të parë dhe nuk figuron në tekstin e buxhetit të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.