Eko Higjiena

Të shtunën vendoset për grevë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të shtunën do të mbajë mbledhje për të diskutuar rreth grevës në arsim. Anëtarësia e kësaj Sindikate ka dhënë pëlqimin e saj pro grevës dhe kundër mosrespektimit të Kontratës Kolektive.

Mijëra nënshkrime janë mbledhur nga përfaqësitë sindikale nëpër komuna prej mësimdhënësve. SBASHK-u ka konfirmuar se nuk do ta pranojnë ofertën e Qeverisë për zbatim të Kontratës vetëm në një pikë të saj, nga katër të tilla që janë parashtruar për sektorin e arsimit. Ministria e Financave nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

ARKATANA

Por, ky dikaster qeveritar ka deklaruar të enjten për gazetën se do të kompensojë përvojën e punës./zeri/