FIDANISHTJA

Mjekësia nis divorcin me UP’në

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Fakulteti i Mjekësisë nuk do që të jetë nën kupolën e Universitetit të Prishtinës (UP). Do që të jetë universitet më vete, shkruan sot Koha Ditore.

Të martën pasdite në Ministrinë e Arsimit është deponuar dhe protokolluar kërkesa për themelimin e Universitetit të Shkencave Mjekësore (UShM), së cilës i janë bashkëngjitur firmat e 189 mësimdhënësve të njësisë akademike që diplomon mantelbardhët. Iniciativa mbështetet nga organi më i lartë i Fakultetit – Këshilli.

Uji Dea

Ndërkaq është finalizuar edhe një elaborat 51-faqesh, që e arsyeton nevojën për ndarje nga UP-ja.

Në kërkesën adresuar ministrit Arsim Bajrami, mësimdhënësit kanë shprehur nevojën që ndarja të ndodhë sa më shpejt.