Moti sot do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, në disa vende pritet edhe reshje shiu
E Shtunë – Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga lokale shiu.
🌡️ Temperaturat:
- Minimalet: 8–12°C
- Maksimalet: 24–28°C
💨 Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
E Diel
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
🌡️ Temperaturat:
- Minimalet: 9–13°C
- Maksimalet: 24–29°C
💨 Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.


