United Hospital

Cilët ambasadorë do t’i “shkarkojë” Isa Mustafa?

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, përveç ndryshimeve të paralajmëruara brenda MPJ-së e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi, me sa duket do t’i prekë edhe disa nga ambasadorët aktual të Kosovës.

Burimet e Telegrafi.com mësojnë se nuk këtu bëhet fjalë për njerëz të afërm me LDK-në apo PDK-në, por fjala është për të përkrahurit e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, i cili kishte dërguar disa nga këta ambasadorë në fillim të vitit 2009-2010.

Uji Dea

Sipas burimeve tona brenda Qeverisë së Kosovës, fjala është për Ariana Zherkën aktualisht ambasadore e pa akredituar në Pragë, e cila ishte vajza e profesorit Cen Zherka përmes së cilit ish-Presidenti Sejdiu kishte filluar karrierën e tij në Universitetin e Prishtinës.

Po ashtu, edhe Bekim Sejdiu i cili u tërheq para kohe nga New York vitin e kaluar për t’u zëvendësuar me Vlora Citakun, është cilësuar si shumë lojal ndaj ish-kryetarit të LDK-së. /Telegrafi/