ARKATANA

Kearns për deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë: Turp, asgjë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Deputetja britanike, Alicia Kearns i ka quajtur të turshme dhe “njollë mbi Qeverinë e Serbisë” deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik në Kosovë.

“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë mbi Qeverinë e Serbisë”, shkroi ajo në një postim në X.

Kearns shkroi se “njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë mizoritë që forcat e Millosheviqit i kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre”.

KKVITI

Deputetja britanika thotë se asnjë përpjekje e tillë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë.

“Asnjë përpjekje për t’i arsyetuar – apo, edhe më keq, për t’i lavdëruar – këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”.

Ajo e shpërndau lajmin se Bashkimi Europian e dënoi deklaratën e ministres serbe, e cila tha se po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.