Mos të ketë vetmi
Poezi nga Demush Mehmeti
Dhe atëherë
Kur në fytyrat tona shkrep buzëqeshja
Ta dish se dikun tjetër
Në një fytyrë
Buzëqeshja shuhet në buzë ngrinë
Dhimbjet e shpirtit rëndojnë
Kujdes
Mos të dalldisemi
Nga dehjet tona pjellë prej lumturisë
Të lutemi
Buzëqeshjet tona të kenë kuptim
Në ketë të shkurtën
Të dashurën
Shumë të dhimbshmen botën tonë
Të ketë më pakë dhimbje e lot
Prezenca e të dashurve të na ngrohë
Mos të pllakos rëndoj dhimbja
Mos të ketë vetmi
Le të mbretëroj e ëmbla dashuri
Në këto të paktat ditët tona në ketë botë.
Demush Mehmeti


