Mobi Casa

Në Viti u promovuan librat “Brenda vargut” dhe “Figurat stilistike të poezisë shqipe nga burgu”, të autorit Ardian Haziri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Nën organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, u promovuan dy librat e autorit Ardian Haziri, “Brenda vargut” dhe “Figurat stilistike të poezisë shqipe nga burgu”, aktivitet ky që mblodhi studiues, profesorë universitarë, krijues dhe dashamirë të letërsisë.

Në këtë promovim, nga një fjalë përshëndetëse mbajtën edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, si dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti. Kurse kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe krijuesve në Viti “Ramadan Musliu”, Fadil Abazi, falënderoi pjesëmarrësit dhe vlerësoi kontributin e autorit Ardian Haziri në pasurimin e bibliotekës shqipe me studime të mirëfillta dhe poezi me peshë.

Mobi Casa

Folësit në këtë promovim theksuan se këto dy vepra trajtojnë dimensione të rëndësishme të krijimtarisë poetike dhe të analizës së saj stilistike, përmes së cilave, autori sjell reflektime dhe qasje studimore mbi poezinë shqipe, duke e ndërlidhur atë edhe me përvojën dhe kontekstin e krijimit në rrethana të veçanta.

Rreth vlerave letrare të këtyre librave folën profesorë dhe studiues të njohur të fushës së letërsisë, recensenti i librave, Bajram Kosumi, redaktori Merxhan Avdyli etj. Ata ndanë me publikun vlerësimet dhe analizat e tyre për kontributin që sjell autori në studimin dhe pasurimin e poezisë shqipe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.