Pasuron Universitetin, “varfëron” ministrat
Gjysmë milioni euro do t’i kursejë Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” pas shkëputjes së kontratave si profesorë të rregullt kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë.
Vendimi i rektorit, Ramadan Zejnullahu, i ka “goditur” sidomos anëtarët e kabinetit qeveritarë, duke ua mohuar pagën e majme të Universitetit, e cila për një profesor universitar kap vlerën 1000 euro minimum e madje ka arritur deri në 7 mijë euro për disa profesorë./zeri/

