United Hospital

Babai e lë foshnjën e vdekur në rrugë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trupi i një foshnje të pajetë është gjetur të hënën në orët e hershme të mëngjesit jashtë rrethojave të oborrit të Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Dyshohet se foshnja e vdekur është braktisur nga babai. Foshnja e vdekur e gjinisë mashkullore është gjetur rrëth orës 07:20 nga kalimtarë të rastit të cilët edhe kanë njoftuar policinë.

Rastin e kanë konfirmuar zyrtarë të Spitalit të Mitrovicës dhe Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Spitalit të Mitrovicës, Zahir Musa ka treguar për Tribuna se një çift bashkëshortor, Xh.M dhe S.M, kanë sjellur në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, një foshnje të posalindur. “Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka arritur në spital pa shenja jete.

Fundamenti

Nëna e tij menjëherë është shtruar në spital“, ka thënë Musa. Sipas tij, babai i fëmiut të lindur parakohe (dyshohet të ketë qenë në muajin e 5-të), ka kërkuar nga mjeku kujdestar që t’i lirohet kufoma fëmijës së vdekur, duke e marrë atë për ta varrosur. “Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, babai ka marrë foshnjën dhe ka dalur nga spitali rreth orës 04:00, ndërsa që nëna e fëmijës ende qëndron e shtrirë në Spitalin e Mitrovicës në jug të qytetit“, ka thënë zëvendësdrejtori i Spitalit të Mitrovicës, Zahir Musa…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.