ARKATANA

Marsh në mbështetje të rektorit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një grup i studentëve dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë do të mbajnë një marsh në përkrahje të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ndaj të cilit po kërkohet dorëheqje tash e disa javë nga Organizatat e dala nga lufta.

Një nga organizatorët e marshit, Krenare Loxhaj, ka thënë se këtë aktivitet po e organizojnë pas ndërhyrjeve në autonomi që i janë bërë UP-së kohëve të fundit.

“Pas protestave të shoqatave të veteranëve të dala nga lufta të cilat ne i konsiderojmë si të drejtë të tyre të pamohueshme ne jemi të shqetësuar tejmase jo me mënyrën e protestave sa jemi të shqetësuar me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe vendimin e ministrit për të dorëzuar një listë që kërkon pranimin me automatizëm të më shumë se 1000 personave në universitet”, ka thënë ajo.

FIDANISHTJA

Kurse, organizatori tjetër, Roland Sylejmani, tha se është e papranueshme që pas 15 vitesh nga përfundimi i luftës, Kosova po ballafaqohet me probleme të shumta, ndër të cilat edhe problemet në UP.

“MASHT pas vendimeve të ndërmarra nga rektori që ne i konsiderojmë tërësisht të drejta ka bërë ndërhyrje flagrante në të përmes duke i shfrytëzuar kështu edhe mekanizmat e saj, organizatat e veteranëve të dala nga lufta si dhe organizatat studentore. Kësisoj po krijohet presion ndaj rektoratit dhe po pamundësohet marrja e vendimeve ët drejta që ne i konsiderojmë për universitetin. Në rrjedhën e kësaj ne kemi vendosur që të organizojmë një marsh, nesër e martë, prej orës 12;00 para Teatrit Kombëtar drejt hapësirave para Rektoratit të UP-së ‘Hasan Prishtina’, dhe i ftojmë ët gjithë ata që konsiderojnë që vendimet e rektorit janë të drejta ta mbështesin këtë marsh”, ka deklaruar ai.

Studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët do ta përkrahin nesër rektorin Ramadan Zejnullahu, kishin protestuar vazhdimisht deri në shkarkimin e ish rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, i cili dha dorëheqje në fillim të këtij viti. /Telegrafi/