Uji Dea

Dyer të mbyllura me murana

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Arif Ejupi

(Ish-Radio Prishtina, e pushtuar nga Serbia më 5 korrik 1990.
Kjo ndërtesë mbetet dëshmi e mbylljes së dhunshme të zërit të Kosovës
dhe e qëndresës së gazetarëve, nëpunësve dhe punëtorëve
të Radio Televizionit të Prishtinës.)

Në shkallët e pallatit,
njerëz harbutë
e kokëboshë,
me kallashë në duar,
ruajnë një të shitur
që thërret
për nënshtrim.

Nga mikrofonat
vjen
zë qyqesh
i përzier
me zë korbash.

Nga jashtë,
populli thërret:
“Duam zërin
e bijve
dhe bijave
të Dardanisë,
e jo të qyqeve
dhe korbave
të Shumadisë.”

Uji Dea

Vuajtje
sa të Jezu Krishtit
në Judë,
por ecje
me këmbë të shëndosha
e fytyrën e ndritur
kah Perëndimi
e Atlantiku,
për ditë shprese
e ditë të bardha.

Gazetarë,
nëpunës
e punëtorë
të Radio Televizionit
të Prishtinës,
lajmëtarë
të lirisë
së Kosovës.

Farkuar
si hekuri
në zjarr,
qofshi
jetë e mot
faqebardhë!


ARIF EJUPI
Gjenevë, 5 korrik 2000
P.S.
Autori i këtyre rreshtave, gjatë atyre viteve të rënda, ishte gazetar i kësaj dritareje të njohur informimi në Kosovë e në botë. Ai u dëbua më 5 korrik 1990 nga vendi i punës, së bashku me qindra kolegë.
Edhe pse më 14 mars 1994 u keqtrajtua rëndë nga policia serbe, për shkak se denonconte dhunën dhe terrorin serb mbi popullin shqiptar në mediet vendore dhe ndërkombëtare, z. Ejupi asnjë çast nuk hoqi dorë nga profesioni i tij.
Nëpërmjet qindra dokumentarëve, shkrimeve dhe ekspozitave, në cilësinë e anëtarit të KMDLNJ-së, ai dëshmoi kudo dhunën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.