Eko Higjiena

Në Viti arrestohet një person i dyshuar për “kontrabandim me migrant”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja policore në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën e Kosovës po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE-se).

Me datë 05.12.2014 në Viti, Sektori i Hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare ka arrestuar një person si të dyshuar për kryerjen e veprës penale kontrabandim me migrant.

Hetimet policore lidhur ketë rast kanë zgjatur disa ditë dhe të njëjtat janë zhvilluar nën autoritetin e Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Gjilan.

ARKATANA

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar (SH. H.), dyshohet se është marrë me kontrabandimin e Kosovarëve për në shtetet e Bashkimit Evropian duke shfrytëzuar autobusët e relacionit Prishtinë- Beograd.

Relacioni i tyre dyshohet se ka qenë që përmes Suboticës të vazhdohet tutje për në shtetet e BE-se, ku për ç’do person të kontrabanduar, i dyshuari dyshohet se ka përfituar para në vlerë prej 1.200 deri ne 1.400 euro.

Pas intervistimit i dyshuari i lartcekur, me urdhër të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Gjilan është dërguar në mbajtje, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.