ARKATANA

Nëse KD i UP-së përkrah Bujën, rektori jep dorëheqje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Buja ka lëshuar sot një vendim që Rektorati të zbatoj memorandumin ndërmjet UP-së dhe Shoqatave të Dala nga Lufta, për pranimin e rreth 1 mijë studentëve.

Këtë e konfirmoi për RTK-në, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, i cili thotë se ky vendim i ministrit është i jashtëligjshëm.

Uji Dea

Ai thotë se këtë vendim do t’ia dorëzojë Këshillit Drejtues të Universitetit, për ta shqyrtuar dhe në rast se Këshilli e mbështet rektorin dhe ligjin, atëherë nuk do të miratohet.

E në rast se vendimi i ministrit miratohet nga Këshilli Drejtues, atëherë rektori Zejnullahu paralajmëron dorëheqjen e tij.