Eko Higjiena

Sokol Haliti: “Në Shkup sot mbrohet dinjiteti shqiptar dhe e drejta jonë për barazi”

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Sot në Shkup mbrohet dinjiteti i shqiptarëve, gjuha jonë dhe vetë e drejta për të qenë të barabartë në vendin tonë. Studentët shqiptarë nuk po protestojnë për privilegje, por për të mbrojtur një të drejtë të fituar me sakrificë e mund. Askush nuk ka të drejtë ta nëpërkëmbë identitetin tonë dhe askush nuk do ta heshtë zërin shqiptar ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Si Kryetar i Komunës së Vitisë, një komune kufitare që i njeh nga afër hallet, sfidat dhe padrejtësitë me të cilat përballen bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, por edhe si shqiptar që ndien mbi supe përgjegjësinë kombëtare ndaj çdo shqiptari kudo që jeton, nuk mund të hesht përballë cenimit dhe denigrimit të të drejtave të tyre elementare.

Mobi Casa

Dhimbja e tyre është dhimbja jonë, zëri i tyre është zëri ynë, sepse ne jemi një komb me një gjuhë, një histori, një gjak dhe rrënjë të përbashkëta që askush nuk mund t’i mohojë apo t’i përkulë.

Mbështes fuqishëm studentët shqiptarë në këtë kauzë të drejtë dhe demokratike. Zëri i tyre sot është zëri i dinjitetit shqiptar.

Vitia është me ju!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.