Mobi Casa

Edi Rama në Beograd

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti Dymijë e Katërmbëdhjetë, Muaj Nëntor, më datën Dhjetë – N’ histori do t’ mbes për jetë, Ngjarje e madhe e vërtetë !…

Edi Rama – hallall evlad ,
Dridhi tokën n’ Beograd !
Kryeministri i Shqipërisë –
Për vizitë i vjen Serbisë !

N’ Beograd si kurrkush hiqi –
Mysafirin e pret Vuçiqi !…
Po i thotë Edi – o Aleksandër ,
A mos jeni duke parë andërr ?!…

Ju hala tek jeni n’ gjumë –
N’ Kosovë djepa duke përkundë ?!
Zgjohu prej gjumit mos t’ vjen mërzi ,
Se Kosova ka pavarësi !…

ARKATANA

Çelni sytë n’ realitet ,
Se Kosova tash është shtet !
Pavarësi sovranitet ,
Këtë gjithë bota e di krejt !

Thërret Presheva – moj nëna Shqipëri ,
Njëqind vjet ke pavarësi ,
Kurrë bijtë tu nuk ia kanë mësy –
Në Preshevë njëherë me hy ?!

Edi Rama qoftë faqebardhë ,
Në Preshevë n’ vizitë ka ardhë !
Gjithë ku janë shqiptarët n’ botë –
Kurrë në jetë s’ kanë qenë ma t’ fortë !/rajonipress/

Gjilan, më 12.11.2014. Demir Krasniqi