Fundamenti

UBT organizon Konferencën vjetore ndërkombëtare në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

UBT në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin e Vlorës, Organizatën Europiane për Cilësi, IFAC dhe shumë partnerë të tjerë ndërkombëtarë organizojnë në Durrës, Shqipëri nga data 7 dhe 8 nëntor 2014 Konferencën Vjetore Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Në këtë aktivitet do të prezantohen 130 punime nga 200 pjesëmarrës nga e gjithë bota në 6 konferenca të specializuara në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sistemet e Informacionit, Menaxhment Biznes dhe Ekonomi, Arkitekturë, Planifikim Hapësinor dhe Ndërtimtari, Mekatronikë dhe Robotikë, Juridik, Shkenca Politike, Media dhe Komunikim.

Mobi Casa

Në kuadër të kësaj konference do të organizohet dhe tryeza e rrumbullakët me tematikë: “Inovacioni dhe Cilësia në Arsimin e Lartë” ku pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të lartë dhe drejtues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ekspertë, profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile./rajonipress/