Thërret Malësia e Bujanocit
Tanë Malësia po na thërret –T’ kthehen njerëzit n’ vend të vet! Se aty ku kem ardhë n’ jetë – Asht parajsa e vërtetë !
Thërret malësia e Bujanocit –
Bijë e bija të Muhocit ,
Që të kthehen n’ troje t’ veta ,
Se aty ka shije jeta !
Vetëm uji i Pribocit –
I jep fuqi palcës e kocit !
Askund s’ ndihet shija e bukës –
Sikur n’ magje t’ Ramabuqës !
Kush ushqehet nga Suharna –
S’ ka nevojë kurrë me ble barna !
Kjo malësi dhe Novosella –
N’ histori kanë rrënjë të thella !
Gurë e dru thërrasin nga Qarri –
Kthehuni bijë se m’ dogji zjarri !
Kthehuni bijë në vatrat tuaja –
Mos i leni nën këmbë t’ huaja !
N’ vatrat tuaja ju pret Zarbica ,
Bilinica e Breznica !
N’ trojet tuaja të Gjergjefcit –
Ju thërret loja e Shën Gjergjit !
N’ vatrat tuaja si përpara –
Ju pret gëzimi dhe e mbara !
N’ ato troje t’ baballarëve –
Ju urojnë varret e t’ parëve !
Gjilan, më 30. 10. 2014. Demir Krasniqi


