Çfarë tha Stoger për Mavrajn?
Mungoi në ndeshjen e fundit dhe Koln u mund duke pësuar tre gola. Për këtë, trajneri i skuadrës gjermane duket se ka reflektuar që Mërgim Mavraj do të ishte më mirë të rikthehej në formacion.
Trajneri Peter Stoger tha se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është paraqitur mirë dhe se meriton që të jetë në fushë për ndeshjen e ardhshme. “Mavraj është paraqitur mirë. Është stërvitur si duhet dhe në ndeshjet që ka qenë në fushë, ka bërë ndeshje pozitive”, tha Stoger.


