FIDANISHTJA

Çfarë po e shqetëson Mavrajn?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mërgim Mavraj i sinqertë: Europiani po më vendos nën presion. Ai është padyshim një “blerje” për ekipin e Kolnit në Gjermani për pjesën e mbetur të sezonit. Mërgim Mavraj, një muaj më parë, luajti nga minuta e parë me ekipin gjerman me statusin e mbrojtësit të katërt në listë sa u përket qendrave të prapavijës.

Shqiptari arriti që të sigurojë pjesëmarrjen e tij në formacionin e parë të Kolnit. 29-vjeçari shpjegon vështirësitë e vitit të shkuar, gjithashtu rrëfen emocionet e nisjes së pjesës së dytë të sezonit, përcjell “Albeu.com”.

“Pavarësisht dëshirës apo ëndrrave, as vetë nuk e kishamenduar diçka të tillë. Edhe pas ndeshjes së parë s’e mendoja se do të vijoja të luaja sërish ndeshje pas ndeshje”.

Uji Dea

Në një intervistë për “Geissblog.Koeln”, mbrojtësi i Kombëtares foli edhe për kualifikimin historik të kombëtares sonë për në “Euro 2016”.

“Është diçka shumë speciale që të marrësh pjesë në një kompeticion të një niveli shumë të lartë. Edhe aktualisht, ideja që duhet të jemi të gatshëm fizikisht për Europianin, është një shqetësim që nuk e kisha provuar deri tani në karrierë. Jo vetëm kaq. Në fund të këtij sezoni ndryshojnë edhe planet, pasi dikur prenotonim për pushime, ndërkohë që këtë vit duhet të jemi në fazë përgatitore dhe, më pas, në Europian. Mbi të gjitha, pushimet do të jenë në Shqipëri, por nuk dihet se në cilën datë do të jemi atje”, ka shpjeguar mbrojtësi i Shqipërisë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.